Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lautaro MARTINEZ i thotë "po" Barcelonës, Inter vendos çmimin "e kripur" për sulmuesin

Shkruar nga NEWSPORT
Lautaro MARTINEZ i thotë "po" Barcelonës, Inter vendos

Lautaro Martinez dhe Inter duken të destinuar të "divorcohen" dhe kjo gjë sipas mediave spanjolle do të ndodhë shumë shpejtë. Megjithëse ka pranuar rinovimin me zikaltërit, sulmuesi argjentinas i ka "dhënë fjalën" Barcelonës, që është duke e kërkuar prej kohësh. Forma e tij e mirë në Serie A, ka sjellë interesimin e shtuar të katalanasve për 22 vjeçarin.

Barcelona i ka siguruar vendin e titullarit, ndërsa Inter kërkon që klauzola e re të jetë 150 milion euro dhe jo 111 milion euro sa është aktualisht. Në këtë transferim të mundshëm mund të përfshihen edhe lojtarë të tjerë, për të ulur kostot e përgjithshme. Situata aktuale me financat e klubeve për shkak të Covid-19 mund të ndikojë në këtë transferim, megjithëse merkato e radhës pritet e nxehtë.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga