Tefik Osmani u largua nga Tirana pak kohë më parë në një moment ku bardheblutë po kalonin një periudhë negative e cila ende s’është hedhur pas. Ish-mbrojtësi i njohur mbante rolin e drejtorit sportiv, rol të cilin e vijon te skuadra e Vllaznisë.
Licencën e drejtorit sportiv, Osmani e ka fituar në kurset që FSHF ka zhvilluar prej kohësh tashmë, ndërsa ka nisur nga puna për të marrë edhe atë të trajnerit. Tefik Osmani, ashtu si dhe figura të tjera të njohura të futbollit shqiptar, po ndjekin kursin për licencën UEFA Pro që është edhe niveli më i lartë i trajnimit sipas standarteve të UEFA-s.
Në futboll ka shumë ndryshime, të pritshme ose jo, dhe në një të ardhme mund të shohim Tefik Osmanin në rolin e trajnerit të një skuadre.
[caption id="attachment_715742" align="alignnone" width="466"] Tefik Osmani[/caption]