
Idriz Batha u largua merkaton e verës nga Tirana, duke u bashkuar me UTA Arad në elitën e Rumanisë. Mesfushori gjirokastrit ka folur për këtë aventurë, teksa tregon se e kanë pritur mirë në ekipin e ri. Për Bathën, rezultatet e miqësoreve nuk do të thonë asgjë, ndërsa shqiptari nuk harron të përmendë tifozët e rinj dhe kënaqësinë që të luaj përballë tyre. 29 vjeçari gjeti edhe golin për Arad, në miqësoren e pak ditëve më parë.
"Një trajnim i suksesshëm, djemtë më mirëpritën shumë mire, po ashtu edhe trajnerët. U përgatitëm shumë mirë këto 12 ditë, të lumtur që jemi këtu.
Për mua nuk ka shumë rëndësi rezultati në ndeshjet miqësore. Mendoj se e kemi përmirësuar lojën tone dhe kemi një ekip të mirë. Shpresoj që të bëjmë paraqitje të mira edhe në kampionat, kam besim te kolegët dhe miqtë e mi.
Nuk di shumë për skuadrat e tjera në Rumani, por nga ajo që kam biseduar me kolegët e mi shpresoj të arrijmë sa më lart, të jemi befasia e sezonit.
Mezi pres të luaj para tifozëve, më pëlqen të luaj me stadiumin plot, kam dëgjuar shumë për tifozët e UTA-së dhe mezi pres të luaj para tyre. I them tifozëve të na mbështesin sa më shumë, ata janë më të mirët", tha Batha.