
Mohamed Salah pritet të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni. Sumuesi egjiptian nuk është në formën e tij më të mirë dhe në këto kushte largimi në qershor është i pashmangshëm.
Në këto kushte drejtuesit e “The Reds” kanë nisur punën për gjetjen e një zëvendësuesi. Për këtë duket se pista e Serie A është ajo e duhura. Në radarin e anglezve ka rënë Federico Chiesa.
Lojtari i Juventusit pëlqehet shumë nga klubi i Liverpool dhe në merkaton e verës do të tentohet edhe transferimi i tij në “Anfield”. 26-vjeçari ka kontratë të vlefshme me “Zonjën e Vjetër” deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe mbetet të shihet nëse skuadra italiane do të heqë dorë nga italiani.
Poll