Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Largimi i Fonsecas zyrtar, Kumbullës pritet t'i shtohet një tjetër shqiptar te Roma

Shkruar nga NEWSPORT
Largimi i Fonsecas zyrtar, Kumbullës pritet t'i shtohet një

Paulo Fonseca nuk do jetë më trajner i Romës nga sezoni që vjen. Klubi nga Olimpico ka bërë me dije se kanë gjetur akordin me portugezin për largimin, që do drejtojë ndeshjet e tij të fundit në stolin e verdhekuqve. Tanimë zërat për trajnerin e ri sa vijnë dhe shtohen, me mediet përtej Adriatikut që bëjnë me dije se i përzgjedhuri i presidencës amerikane të Romës është Maurizzio Sarri.

Ish-trajneri i Empolit, Napolit, Chelseas dhe Juventus do rikthehet në stol pas një sezoni pushim, teksa për herë të fundit ngriti lartë trofeun e kampionit me bardhezinjtë nga Torino. Tanimë gjërat pritet të rrjedhin zinxhir, me Hysaj që është një dëshirë e italianit.

Sarri e afroi mbrojtësin shqiptar në 2016 nga Empoli te Napoli, ndërsa mund të takohen sërish, këtë herë në Romë. Shkodranit 29 vjeçar I skadon kontrata në verë dhe nuk ka bisedime për rinovim, me Romën që ka një shans më shumë për lojtarin mbrojtës nëse në stol ulet Sarri. Veç Kumbullës, te Roma pritet të afrohet edhe Hysaj.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga