Skuadra përfaqësuese e Kosovës U21 fiton në tavolinë ndeshjen kundër Norvegjisë U21 me rezultatin 3-0.
Lajmi është bërë zyrtar nga UEFA. Ndeshja ishte e vlefshme për eliminatoret e Europianit, Grupi 5 e luajtur më 12 qershor dhe që përfundoi 5-0 për Norvegjinë U21.
Por, Komisioni i Disipilinës në UEFA ka penalizuar Norvegjinë U21 për aktivizimin e një futbollisti i cili ishte i pezulluar për shkak kartonësh. Bëhet fjalë për Kristofer Ajer, i cili u aktivizua për ekipin e Norvegjisë U21, por në fakt rezultoi se kishte plotësuar numrin e lejuar të kartonëve të verdhë.
Në këto kushte, Kosova U21 ka fituar të drejtën për të marrë tri pikët në tavolinë dhe tani mban vendin e dytë në renditje me tri pikë, po aq sa skuadra e Irlanës U21.