Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

LAJMI I MINUTËS SË FUNDIT/ Goditje e rëndë për Kombëtaren, futbollisti rezulton pozitiv me Covid-19

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I MINUTËS SË FUNDIT/ Goditje e rëndë për

Elseid Hysaj me Covid 19. Ky ka qënë lajmi i bërë publik pak minuta më parë nga FSHF.

Gjithçka ka ardhur pas bërjes me dije të rezultateve të tamponit. Hysaj është izoluar menjëherë, në mënyrë që të shmangë kontaktet me të tjerë.

Sa i përket lojtarëve të tjerë, ata kanë rezultuar negativ. Kujtojmë që Shqipëria përballet nesër me Bjellorusinë, në takimin përmbyllës të Nations League.

POSTIMI:

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.

Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga