Një lajm i hidhur ka ardhur sot për botën e sportit. Nga jeta është ndarë gazetari i njohur sportiv, Agim Binaku. Pas një sëmundje që pati, ai u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 62 vjeçare, Kujtojmë se ai ka qenë një ndër gazetarët sportivë më të njohur në Kosovë, por edhe më gjerë duke shtrirë aktivitetin e tij edhe në Shqipëri.
Me një karrierë prej më shumë se dy dekadash, ai punonte si redaktor përgjegjës i redaksisë së sportit në RTV21. Realizoi mijëra emisione, transmetime të drejtpërdrejta, dokumentarë, reportazhe, intervista me emra të mëdhenj të sportit kosovar, por edhe atij botëror.
Agim Binaku u nderua në Tiranë me çmimin mbarëkombëtar të gazetarisë sportive "Anton Mazreku" si dhe u nderua me një varg mirënjohjesh për punën e tij mbi katër dekada në gazetarinë sportive.