Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Përfundon në Vlorë, Flamurtarin e lënë gjunjët, Vllaznia e surprizon

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Përfundon në Vlorë, Flamurtarin e lënë

Ka mjaftuar një gol i Cicmil në minutën e 37-të që Vllaznia të merrte tri pikët në takimin e luajtur në Vlorë kundër Flamurtarit.

Një ndeshje me shumë emocione, ndërsa vendasit goditën dhe shtyllën në minutën e 85-të, por suksesi 1-0 i jep të drejtën shkodranëve të festojnë.

Vllaznia iu gëzua këtij triumfi të rëndësishëm, edhe për arsye se ishte fitorja e parë në transfertë për këtë sezon për shkodranët.

 

Minuta 85'- Shkodra gjuan nga jashtë zone, por shtylla e ndal mesfushorin e Flamurtarit. Vendasit nuk iu besojnë syve, ndërsa Vllaznia kryeson ende 1-0 kur po luhet minuta e 87-të.

https://www.youtube.com/watch?v=UJkpnYIQ1r4&feature=youtu.be

Minuta  37'- Goditje dënimi për Vllazninë, top i gjatë në zonën e Flamurtarit, Cicmil përfiton nga përgjumja e mbrojtësve vendas dhe shënon me kokë. 0-1.

https://www.youtube.com/watch?v=2S13r482tJc&feature=youtu.be

Minuta 28'- Flamurtari ka pasur një pretendim për 11-metërsh.

Shehaj godet fuqishëm brenda zonës shkodrane, ndërsa mbrojtësi Ditmar Bicaj e ndaj me trup.

Por, sipas lojtarëve vendas, lezhjani i Vllaznisë e ka prekur topin me dorë, ndërsa gjyqtari kryesor Olsi Sokoli gjendet shumë pranë aksionit dhe ka vendosur që "sfera" ka prekur trupin e Bicajt.

https://www.youtube.com/watch?v=4J6K6VgPVb8&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=Q0Zo6F8fDAA&feature=youtu.be

Flamurtari-Vllaznia 0-1

Shënues: Cicmil 37'

Flamurtari:  Halili, Kuqi, Veliu, Rniç, Beqaj, Telushi, Shkodra, Radoviç, Zeqiri, Shehaj, Danilo Alvesh

Trajner: Gentian Mezani

Vllaznia: Agoviç, Gocaj, Cicmil, Micaj, Marku, Krymi, Bardulla, Tafili, Çinari, Kalaja, Shtubina

Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Ergin Doda, Nertil Bregasi, Besnard Kaimi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga