
Sot, në orën 15:00 do të luhet miqësorja e radhës në Turqi për Kukësin. Verilindorët do të përballen ndaj skuadrën nga Azerbajxzhani, Neftçi Baku.
Trajneri Gjoka ka pasur ditët e nevojshme në dispozicion për të rregulluar problemet që ekipi i tij ka hasur në takimet e para dhe pritet që në këtë takim të zgjedhe sërish më të mirët, për të treguar se ekipi ka përfituar mjaft nga ditët e qëndrimit të Turqi.
Kjo do të jetë prova e radhës për trajnerin Gjoka për të kuptuar më mirë se cilat reparte kanë nevojë për përmirësim, në të njëjtën kohë për të vënë në provë prurjet e reja që i janë bashkuar ekipit këto ditë në Antalia.
[gallery columns="1" size="full" ids="73565"]
Poll