Çështja “Muzaka” ka kaluar tashmë në gjyq, pasi lojtari i Tiranës pretendon rrogat e padhëna nga ana e klubit bardheblu, ndërsa nga ana tjetër, drejtuesit e 24 herë kampionëve të vendit pretendojnë se pagesat ndaj mesfushorit do të bëhen sipas kontratës së firmosur prej tij.
Në bazë të pretendimit të klubit, Muzaka nuk mund të përfitojë 7 milionë lekë të vjetra për muajt në të cilët ka qenë i dëmtuar, por vetëm 1 milionë lekë, sepse kështu është kontrata e firmosur nga palët.
Një gjë e tillë nuk pranohet nga 31-vjeçari dhe sot është zhvilluar edhe seanca e dytë e Pajtimit mes palëve në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Siç njofton FSHF përmes një lajmërimi në faqen zyrtare në Facebook, palët nuk kanë gjetur akord për zgjidhjen me mirëkuptim të çështjes në fjalë.
Në këtë situatë çështja kalon për shqyrtim dhe gjykim në DHKZGJK (Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve), mes futbollistit Gjergj Muzaka dhe Klubit të Futbollit Tirana.
[caption id="attachment_73862" align="alignnone" width="484"] Njoftimi i FSHF-se[/caption]