
Modelja Erjona Sulejmani është e ftuar në RTSH në emisionin "Magjia 21" dhë ka komentuar gjendjen e Argjentinës dhe më konkretisht për lojtarin Dybala, duke thënë se ai është një njeri shumë i mirë.
"Më vjen shumë keq për Dybalën, sepse është një lojtar shumë i mirë, dhe nuk mund ta kuptoj pse ai nuk ishte në fushë. Ai është një njeri shumë i mirë edhe jashtë fushe, është shumë i kulturuar. Më erdhi shumë keq, për shkak se nuk u aktivizua nga trajneri", ka përfunduar Sulejmani.
Poll