Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

LAJMI I FUNDIT/ Jul AHMATAJ plas "bombën": Njerëz pranë futbollistëve duan të më largojnë, JO presidenti!

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I FUNDIT/ Jul AHMATAJ plas "bombën": Njerëz pranë

Tirana është kthyer sërish në qendër të vëmendjes pas deklaratës së bujshme të trajnerit Ahmataj pas ndeshjes me Skënderbeun. Pas një takimi të gjatë me presidentin Halili, trajneri Ahmataj ka dal në një intervistë për Supersport për të sqaruar çështjen.

Jul Ahmataj ka folur në një lidhje direkte për "Zona Gol" teksa ka analizuar deklaratën e tij të dhënë pas humbjes 2-1 me Skënderbeun.

Trajneri i Tiranës u shpreh se nuk ka thënë në asnjë moment se që në ditën e dytë presidenti Refik Halili ka menduar ta largojë.

"Unë nuk kam thënë në asnjë moment qe presidenti mendojnë si të më largojnë që ditën e dytë. As futbollistët. Por, njerëz pranë skuadrës që kanë influencë tek lojtarët e tentojnë këtë gjë. Gjithashtu dua të theksoj se këta njerëz nuk janë të rëndësishëm për ekipin. Por kanë influencë te lojtarët. Do të rregullojmë çdo gjë në vijim. Deklarata ime ka qenë e nxituar", ka përfunduar ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga