
Flamurtari fiton mes drithërimash në Vlorë kundër Luftëtarit. Një sukses me shifrat 2-1, që i jep qetësi bregdetarëve.
Pjesa e parë u mbyll 2-0 për Flamurtarin, çka dha idenë se vlonjatët do ta kishin të lehtë për të marrë tri pikët. Golat e Veliut dhe Bushiç i dhanë të drejtë të gjithëve që të mendonin në këtë mënyrë.
Por, nuk ishte i këtij mendimi Luftëtari. Me fillimin e pjesës së dytë, skuadra gjirokastrite shtoi presionin, rrezikshmërinë drejt portës kundërshtare dhe shënoi me anë të Rrocës në minutën e 63-të.
Minutat në vijim u bënë makth për vlonjatët, sepse miqtë kërkuan me çdo kusht barazimin. Por, në fund, Flamurtari arriti ta mbyllte në avantazh 2-1 këtë përballje, duke marrë tri pikë që i vlejnë edhe në aspektin psikologjik, përveç se në atë të misionit "mbijetesë".
Flamurtari-Luftëtari 2-1
Shënues: Veliu 26', Bushiç 45'/ Rroca 63'