
Xhelal Mziu u bë sërish pjesë e diskutimeve në futbollin shqiptar pas parashikimeve që bëri për ndeshjen Vllaznia - Laçi ku tha se ndeshja do përfundonte 1-0 dhe ashtu ndodhi. Për këtë parashikim të Mziut foli edhe gazetari Gezim Sinemati.
I ftuar në Procesin Sportiv, gazetari i njohur foli me humor: "Me këto parashikime që po bën Mziu, kam dëgjuar se do dërgojnë ekspertë nga Rusia për të për të gjetur se kush do jetë fituesi i Botërorit këtë vit".
Poll