
Vllaznia pret sot Tiranën për të luajtur finalen e dytë të play-offit në basketbol.
Bardheblutë fituan në datën 22 prill ndeshjen e parë me rezultatin 98-71 ndërkohë që sot do të luhet takimi i dytë. Atmosfera në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, pritet të jetë elektrizuese dhe Vllaznia do të ketë me vete tifozët e munguar në takimin e luajtur në Tiranë, ashtu siç këtë rradhë bardheblutë do të jenë të vetëm.
Kjo ndeshje do të luhet në orën 19:00 dhe do të jetë një ndeshje emocionuese, përcaktuese në garën për titull. Nëse Tirana fiton do të hidhte një hap të rëndësishëm për trofeun ndërsa nëse Vllaznia triumfon do të hapej lufta për titullin.
Poll