Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Tirana rikthen një tjetër futbollist në skuadër

Shkruar nga NEWSPORT

[caption id="attachment_15409" align="alignleft" width="274"]Dorian Kërçiku Dorian Kërçiku[/caption]

Merkato e Tiranës nuk është shumë e gjerë, por e përqendruar me lojtarë vendës apo të huaj që e njohin peshën e fanellës së saj. Gjatë ditëve të shkuara u kthyen Ilion Lika dhe Afrim Taku, ndërsa Entonio Pashaj kreu vetëm stërvitje. Dy të parët firmosën kontratën e re, ndërsa afrimi i radhës është Dorian Kërçiku.

Lojtari i linjës së djathtë është bashkuar sot me skuadrën në seancën e paradites, ku mësohet se ka gjetur akordin për të rinovuar. Ai ishte pjesë e bardhebluve dhe sezonin e shkuar, ndërsa i përfundoi kontrata në muajin maj. Nuk ishte paraqitur në stërvitje pasi nuk kishte kontratë, por sot duket se gjërat kanë ndryshuar në favor të të dyja palëve dhe futbollisti është kthyer në stërvitje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga