
Teuta ka programuar një ndeshje miqësore kundër Besëlidhjes.
Ndeshja do të luhet ditën e shtunë, ndërsa durrsakët kanë fituar dy sfidat e para testuese kundër Besës dhe Kamzës.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Magani po vijon përgatitjet me 2 seanca stërvitore në ditë, ndërsa në merkato kërkohet me ngulm një qendërmbrojtës.
Emrat nuk kanë munguar si kandidatë të mundshëm për të veshur fanellën e Teutës në këtë merkato dimri, por deri tani ende nuk është gjetur akordi me mbrojtësin që do të kompletonte repartin e paravijës.
Poll