
Lushnja do të luajë të dielën kundër Bylisit, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë së Parë. Ky takim do të përcaktojë pikërisht skuadrën që do të ngjitet në Superiore sezonin e ardhshëm. Lushnja gjendet në vendin e parë me 38 pikë, e ndjekur nga Bylisi në të njëjtën kuotë pikësh. Klubi lagunar postuar në faqen zyrtare në facebook një njoftim të rëndësishëm për tifozët ku bën me dije që hyrja për ta do të jetë e lirë. " Të dielën hyrja në stadium do jetë e lirë pa bileta , ndërsa në tribunë do hyet vetëm me ftesa ...", shkruhej në njoftimin e klubit të Lushnjës.
Kujtojmë që kjo javë është e fundit për Kategorinë e Parë dhe pikërisht supersfida Lushnja-Bylis do të jetë përmbyllëse. Ky takim do të zhvillohet në orën 16:00, në stadiumin "Roza Haxhiu".
[gallery columns="1" size="full" ids="108679"]