Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Shqipëria e De Biazit në rënie të lirë, Kosova bën përpara

Shkruar nga NEWSPORT

Shqipëria vijon të zbresi në renditjen botërore të FIFA-s pas listës së publikuar për muajin janar. Kuqezinjtë kanë lënë vëndin e 51-të për të zbritur në vëndin e 55-të. Ndryshe është situata për Kosovën që ka përmirësuar një pozicion, nga vëndi i 166-të në vëndin e 165-të.

Edhe pse skuadrat përfaqësuese në Europë nuk kanë patur aktivitet gjatë muajit janar, sërish renditja e FIFA-s është azhornuar pasi ka patur aktivitete zyrtare në kontinente të tjera.

Renditja e re e FIFA-s nuk ka sjell befasi në ‘Top 10’, pasi janë po ato kombëtare në 10-të pozitat e para, përveç Kolumbisë dhe Anglisë që i kanë ndërruar pozitat, gjashtë dhe shtatë.

Argjentina vazhdon të mbetet e parë, me Brazilin në vend të dytë dhe Gjermaninë në vend të tretë, ndërsa pjesë e dhjetëshes janë edhe Kili, Belgjika, Portugalia, Uruguai dhe Spanja, ndërsa rritjen më të madhe e pati Kameruni, që u ngrit për 29 pozicione dhe renditet në vendin e 33-të.

alb

Renditja e Shqipërisë në FIFA

ks

Renditja e Kosovës në FIFA

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga