Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Shkolla hollandeze e futbollit "zbarkon" në Shkodër, nis bashkëpunimi me shqiptarët

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Shkolla hollandeze e futbollit  "zbarkon" në

Sot paradite në Shkodër ka nisur një seminar interesant me trajnerët e moshave të Vllaznisë. "Shkodrasport.com" raporton se në ambientet e "Loro Boriccit" është mbajtur ky seminar, ku bënin pjesë përfaqësues nga klubi i Vllaznisë dhe dy hollandezë, të cilët po shkëmbenin përvojën e tyre me trajnerët shqiptarë/

"Këto janë përvojë të cilat besoj se do t'i vlejnë të gjithë trajnerëve të 11 klubeve pjesmarrëse në këtë seminar. Shkëmbimi i eksperiencave dhe i kulturave sportive,gjithmonë shërben për mirë dhe besoj se nga ky seminar të gjithë pjesëmarrësit kanë për të dalë me më shumë njohuri të përvetësuara për profesionin tonë"­ ka thënë drejtori sportiv i KF Vllaznia.

Ndërkohë, presidenti i "Albania Ajax School" Arben Haveri ka thënë se ky është vetëm fillimi i këtij bashkëpunimi prandaj është shprehur: "Ky seminar treditor që ka nisur sot, organizohet nga Akademia jonë në bashkëpunim me Klubin e Futbollit Vllaznia dhe ka gjetur mbështetjen e Amabasadës Hollandeze në Tiranë dhe të Bashkisë Shkodër. Qëllimi i këtij trajnimi është që t'i japim mundësi të gjithë trajnerëve të moshave në Shkodër të lidhen me kulturën hollandeze të trajnimit. Ky seminar besoj se është vetëm fillimi sepse do të kemi edhe të tjerë prapa. Trajnerët shkodranë kanë se çfarë të mësojnë por edhe të japin eksperiencën e akumuluar prej tyre në këtë fushë prej vitesh".

Nga java e ardhshme seminari do të fillojë përveccse me teori, edhe me praktikë.

 

Poll

Lexo gjithashtu