
Real Madrid dhe Barcelona kanë fituar respektivisht me rezultatin 4-1 sfidat e tyre në kampionat, të vlefshme për javën e 37-të të La Liga-s.
"Los Blancos" fitoi 4-1 kundër Sevilla-s me golat e Nacho, Kroos dhe dy realizimet e Ronaldos.
Ndërkohë që po me rezultatin 4-1 fitoi edhe Barça, falë golave të Suarez dhe të të shënuar nga Neymar.
Barcelona ndodhet në vendin e parë në kampionat me 87 pikë, po aq sa edhe Real Madrid, por katalanasit kanë avantazhin e ndeshjeve direkte që janë përpara madrilienëve.
Në javën e fundit të kampionatit, Barcelona do të presë Eibar-in në shtëpi, ndërsa Reali do të udhëtojë në transfertën kundër Celta Vigo-s.
Gjithsesi, Reali ka një ndeshje më pak, atë kundër Malaga-s.