
Sot, Partizani ka marrë "OK-në" për t'i luajtur ndeshjet si pritës në stadiumin "Selman Stërmasi". Pas një takimi në Bashkinë e Tiranës ndërmjet presidentit të Tiranës, Refik Halili dhe presidentit të Partizanit, Gazment Demi, në ndërmjetësimin e kryebashkiakut Veliaj, u vendos që të kuqtë të luanin në kryeqytet.
Mirëpo në 5 javë të gjysmës së dytë të Superiores, mes ndeshjeve të Partizanit dhe të të Tiranës do të ketë përplasje përsa i përket zhvillimit të tyre, pasi të dy ekipet luajnë brenda. Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare dhe asnjë konfirmim në lidhje me këtë çështje, por në të ardhmen pritet edhe një reagim nga të dy klubet, si dhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ja ndeshjet kur do të kenë përplasje:
[gallery columns="1" size="full" ids="76685"]