
Partizani e ka ndarë mëndjen të luaj në kryeqytet. Në pritje për të përfunduar kompleksi dhe stadiumi i ri që të kuqtë po ndërtojnë, drejtuesit e klubit kanë menduar të mos heqin dorë nga “Selman Stermasi”. Në dy raste Tirana i ka thënë jo rivalëve por tek Partizani e kanë ndarë mëndjen. E treta e vërteta…
Drejtuesit e klubit kanë përgatitur një shkresë zyrtare për drejtuesit e Tiranës dhe një tjetër për drejtuesit e bashkisë së kryeqytetit. Argumentimi i bërë nga Partizani ka lidhje me stadiumin “Selman Stermasi” i cili i përket skuadrave të kryeqytetit, në këtë rast edhe të kuqve. Tashmë duhet pritur përgjigja zyrtare e Tiranës, në të kundërt drejtuesit e Partizanit do ta zgjidhin çështjen e stadiumit në rrugë ligjore.