Skuadra e Padovas në Itali ka siguruar shërbimet e Felipe Gomez nga Peruxhia. Lojtari ka luajtur sezonin e kaluar te skuadra e Partizanit si i huazuar. Ai zhvilloi 15 paraqitje me skuadrën e Partizanit. Lojtari i lindur në Rio De Janiero në Brazil, ka shëtitur në shumë skuadra italiane pa mundur dot të shfaqë gjithë aftësitë e tij.Sot ai ka firmosur me skuadrën dhe gjithcka është bërë zyrtare. Lajmin e ka publikuar vetë skuadra e Padovas në faqen e saj zyrtare.
Fillimisht ai ka luajtur për Fiorentinën në Seria A, Sienën e më pas është blerë nga skuadra e Peruxhias. Shumicën e kohës lojtari ka luajtur si i huazuar në skuadrat e Serisë B italiane.
Ai u transferua te Partizani në formë huazimi, vetëm në janarin e këtij viti.