
Janë zhvilluar sot garimet në atletikë, në stilin 3000 metra, ku ka marrë pjesë atletja shqiptare Luiza Gega. Nënkampionia e Europës nuk arriti që të kualifikohet në fazën finale të garës së 3000 metërshit në Lojërat Olimpike, duke e ndërprerë këtu aventurën e saj.
Shpresat për një medalje ari ishin tek ajo, por që gjithçka nuk ka vazhduar ashtu siç pritej. Gega e përfundoi garën e 16-ta, duke mos arritur kualifikimin më tutje. Në vendin e parë përfundoi Beatrice Chepkoech nga Kenia.
Poll