
Nesër Laçi do të presë Teutën në kuadër të javës së fundit të Superiores. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për kurbinasit pasi fitorja i mban në Superiore. Ndërkohë që Teuta i ka mbyllur llogaritë me mbijetesën dhe tashmë shpreson për një vend në Kupat e Europës, ndaj të besuarit e Maganit do të shkojnë në Laç për një rezultat pozitiv.
Në këtë moment delikat të kampionatit klubi bardhezi fton tifozët për të qenë të pranishëm në stadium teksa në kanalin zyrtar në facebook shkruan:
"Nesër të gjithë në stadium! Mos harroni shallat e bluzat dhe më e rëndësishmja: Ftojini të gjithë miqtë tuaj, është detyrë e çdo qytetari kurbinas që këtë herë të jetë në stadium dhe të vijojmë rrugëtimin në Superiore. Kjo arrihet duke fituar dhe me tifozët skuadra do e ketë më të lehtë. Është momenti që të gjithë të jepni kontributin tuaj që Laçi të mbetet në ekipet më të mira. Shpërndani postimin në profilet tuaja, njoftojini të gjithë miqtë tuaj, nesër luajmë prej orës 17:00. Mungesat këtë herë nuk justifikohen! Para Laçi!", përfundon njoftimi i Laçit.
[gallery columns="1" size="full" ids="113567"]