Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kukës, ku ka organizuar një takim me banorët e zonës për të diskutuar çështje të ndryshme. Në një moment kreu i qeverisë u shpreh se nuk priste ndonjë mbështetje në Kukës, teksa deklaroi që ishte tifoz i Partizanit.
“Tani thoni ç’të doni, unë në Kukës jam, nuk pres ndonjë mbështetje të madhe, por Partizani do të fitojë, nuk diskutohet. Unë tifoz i Partizanit jam, kështu që edhe Partizani do të fitojë”, deklaroi kryeministri Edi Rama.