Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

Lajmi i fundit/ Kombëtarja Shqiptare me përforcime, talenti që luan në Itali pranon ftesën e kuqezinjëve

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Kombëtarja Shqiptare me përforcime, talenti që

Rei Pullazi do të jetë lojtari më i ri i Kombëtares Shqiptare të Basketbollit. Basketbollisti që luan për Leganon në Itali, ka pranuar ftesën e kuqezinjëve.

Pullazi do t'i bashkohet ekipit kuqezi në Tiranë, në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Eurobasket 2021.

Basketbollisti shihet si një talent shumë premtues në Itali. Ai kishte mundësinë e zgjedhjes mes dy Kombëtareve, asaj Italiane dhe asaj Shqiptare, por talenti zgjodhi kuqezinjtë.

Rei nuk është basketbollisti i vetëm që u grumbullua nga Italia, pasi në listë janë dhe 6 të tjerë.

Klaudio Ndoja (Virtus Bologna)

Franko Bushati (Basket Leonessa Brescia)

Celis Taflaj (Viola Reggio Calabria)

Rei Pullazi (Legnano Basket Knights)

Franci Zeneli (Pol. Ponteveçhio Bologna)

Michael Moser (Reggio Emilia)

Tags:

BASKETBALL

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga