Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Gjykata dënon me 3 vite e 6 muaj burg bashkëshorten e ish-futbollistit të njohur të Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT

Gjykata e Tiranës dënon me 3 vite e 6 muaj burg

Junida Fortuzi, bashkëshortja e ish-futbollistit të Tiranës, Indrit Fortuzit, është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg në mungesë nga Gjykata e Tiranës.

Vendimi është dhënë pas akuzës për mashtrim në mënyrë të përsëritur të udhëtimeve me agjensinë turistike “Just Travel”.

Skema e mashtrimit konsistonte në marrjen e parave dhe më pas, qytetarëve nuk iu ofrohej shërbimi për të cilin kishin paguar.

Dënimi për bashkëshorten e Indrit Fortuzit është dhënë nga gjyqtarja Vjollca Spahiu. Junida Fortuzi është gjykuar dhe dënuar gjithashtu në mungesë, pasi prej vitesh, çifti është larguar nga Shqipëria, në drejtim të paditur.

Për Junida dhe Indrit Fortuzin u dorëzun disa kallëzime nga qytetarë të cilët nuk kishin marrë shërbimin e ofruar për të udhëtuar drej destinacioneve të prenotuara.

Të akuzuarit në fjalë kanë fituar mijëra euro, ndërsa Indrit Fortuzi po hetohet në mënyrë të veçuar nga bashkëshortja e tij, e cila ka marrë tashmë dënimin, edhe pse në mungesë.

[caption id="attachment_111467" align="alignnone" width="608"] Junida dhe Indrit Fortuzi[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga