Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ FSHF vendos për stadiumin e Korabit

Shkruar nga NEWSPORT

Komisioni i Licencimit ka rrëzuar sërish kërkesën e drejtuesve të Korabit për ta licencuar stadiumin e Peshkopisë, në të cilin janë duke u kryer akoma punime për rikonstruksionin e plotë të tij.

Ekipi dibran nuk do të mund ta luajë në stadiumin e vet as ndeshjen e radhës me Skënderbeun.

Sipas komisionit, stadiumi nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjeve në Kategorinë Superiore.

"Komisioni i Licensimit prane FSHF i mbledhur mbremjen e djeshme pasi mori ne shqyrtim edhe kerkesen e KF Korabi per te licensuar stadiumin dhe per rrjedhoje zhvillimin e ndeshjeve te kampionatit atje, duke nisur qe nga kjo jave, vendosi mbreme qe te mos pranoje kete kerkese per mosplotesim te kushteve nga ana e klubit, te detyrueshme per tu kualifikuar si objekt i licensuar", shkruhet në njoftimin zyrtar të FSHF-së në "Facebook".

[caption id="attachment_79749" align="alignleft" width="397"] Njoftimi i FSHF në Facebook[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga