Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Frikë nga incidentet, Gaz Demi takon përfaqësuesit e grupimeve të tifozëve të Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Frikë nga incidentet, Gaz Demi takon

Partizani do të luajë të dielën kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Të kuqtë do ta zhvillojnë këtë sfidë në "Selman Stërmasi", në orën 17:00. Burime për newsport.al bëjnë me dije që sot presidenti i Partizanit, Gaz Demi ka pasur një takim me përfaqësuesit e grupimeve të tifozvë të kuq, "Ultras-Guerrils" dhe "Garda".

Kreu i të kuqve i ka kërkuar garanci atyre për mbarëvajtjen e ndeshjes, për të mos shkaktuar asnjë problem në stadiumin "Selman Stërmasi". Po të njëjtat burime tregojnë për newsport.al që plani ka qenë heqja e stolave, por në fund është rënë dakord që gjithçka do të jetë në kuadrin e një lufte sportive, ku tifozët e kuq do të mbështesin ekipin e tyre për 90 minuta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga