
Tashmë është kthyer në traditë, drejtuesit e Kukësit ftojnë dhe ftohen nga delegacionet e skuadrave kundërshtarë që kanë në ndeshjet e vlefshme për kompeticionet Europiane.
Një vit më parë nisi kjo traditë me drejtuesit e skuadrës malazeze, Mladost, ndërsa vijoi edhe në ndeshjet pasuese. Sot, Safet Gjici, presidenti i Kukësit i shoqëruar nga drejtori ekzekutiv Ekrem Spahia dhe ai sportiv Dritan Dervishi, kanë qenë të ftuar nga drejtuesit e Austrisë së Vienës. Kanë drekuar së bashku dhe kanë shkëmbyer dhuratat simbolike në prag të kësaj sfide me rëndësi për të dy ekipet.
"Newsport.al" zbulon se ajo që ka rënë më tepër në sy, ka qenë dhurata simbolike e kuksianëve, vegla muzikore e çiftelia, e cila u është dhuruar austriakëve. Veç saj, në dhuratat e tjera është dhuruar shpata e Skënderbeut që aktualisht gjendet në Muzeun e Vjenës, por edhe plisi i zonës së Kukësit.
Nga pala austriake, zëvendëspresidenti i skuadrës kundërshtare ka përshëndetur në shqip drekën e organizuar. Ai ka bërë prezantimin në shqip, duke pritur ngrohtë kuksianët.
[gallery columns="1" size="full" ids="16567,16569,16570"]