
Pritej me ankth dita e sotme në kampin bardheblu por lajme të mira janë mësuar nga stafi mjekësor. Bëhet fjalë për dy lojtarët e dëmtuar për të cilët nuk dihej nëse do të ishin të gatshëm për takimin e të enjtes me Partizanin.
Dorian Kërçiku dhe Erjon Hoxhallari pritet të jenë të gatshëm të enjten në derbi. Mbrojtësi i krahut të djathtë mungoi në Kukës për shkak dëmtimi ndërkohë që Hoxhallari u largua para fundit të lojës nga fusha për shkak të një problem muskular.
Të dy lojtarët sot i janë bashkuar grupit duke qetësuar trajnerin Mirel Josa. Gjasat janë që të dy futbollistët të jenë të gatshëm për Partizanin.
Poll