Jo vetëm stadiumet e Shqipërisë, por edhe ata të Kosovës tashmë do të jenë në standardet e duhura dhe parametrat që kërkon FIFA dhe UEFA.
Së fundmi, punimet për rikonstruksion kanë nisur në stadiumit "Shahin HaxhiIslami".
Ky është impianti ku luan ndeshjet e saj skuadra e Superligës së Kosovës, Peja.
Punimet për rikonstruksionin e këtij stadiumi kanë nisur sot, ndërsa vlera monetare që do të shpenzohet kap shifrën e një investimi prej 500 mijë eurosh.
[gallery columns="1" size="full" ids="35568"]
Poll
