
Lajme të mira për Partizanin para sfidës së turit të tretë kualifikues të Champions League. Kampi i kundërshtarit austriak Salzburg po përballet me disa dëmtime që mund ta penalizojnë në ndeshjen e së martës në Elbasan.
Mbrojtësi brazilian Paolo Mirana pësoi dëmtim në takimin e kaluar në Champions League dhe pritet të mungojë rreth 6 javë për austriakët. Gjithashtu probleme ka për mesfushorin me eksperiencë Christoph Leitgeb i cili vuan nga një problem në kavijle dhe do të bashkohet me ekipin në stërvitje vetëm një ditë para ndeshjes. Gjithashtu në dyshim janë mesfushori gjerman Yabo, sulmuesi boshnjak Prevljak dhe danezi Sorensen.
Takimi mes Partizanit dhe Salzburg do të zhvillohet ditën e martë, 26 korrik, ora 20:00 në "Elbasan Arena".