
Milan arriti të fitonte ndaj Napolit mbrëmjen e djeshme. Një sfidë që përfundoi 4-0 në favor të kuqezinjve, një fitore e rëndësishme që shkon për kryesuesit e Serie A si një sinjal alarmi përpara duelit në Champions League.
Përveç fitores së mbrëmshme lajme të mira për Piolin vijnë edhe nga infermieria, teksa dy lojtarë të rëndësishëm pritet të jenë në urdhrat e teknikut së shpejti.
Fjala është për Kalulu dhe Messias, të cilët stafi shpreson që do të jenë të gatshëm për sfidën me napolitanët që do të luhet në çerekfinalen e Champions.
Shancet më të mëdha janë që Messia të jetë gati edhe në sfidën e ditës së premte ndaj Empolit, ndërsa Kalulu do të jetë për sfidën e kthimit më 18 prill që luhet në Champions.