Pas fitores së djeshme ndaj Malagas me rezultatin 2-1, për Realin kanë mbërritur sot lajmet e këqija, të cilat kanë vënë në vështirësi trajnerin Zidane. “Marca” ka mësuar se sa do të mungojnë dy futbollistët e lënduar, Luka Modriç dhe Marcelo, të cilët u dëmtuar rëndë mbrëmjen e djeshme.
“Marca” zbulon, se pas vizitave që janë zhvilluar, është dalë në përfundimin se të dy lojtarët nuk do të jënë në gjendje të zbresin në fushë për më shumë se një muaj.
Një goditje e madhe kjo për trajnerin Zinedine Zidane, që duhet t’i përballojë ndeshjet në vijim pa lojtarët kyç, të cilët për një muaj nuk do të jenë të gatshën të luajnë.
Poll
