
Flamurtari ka shprehur prej disa ditësh dëshirën dhe interesin për t'i dhënë mundësi lojtarit të Kombëtares, Ledian Memusha, i cili aktualisht luan në Itali, te Benevento, t'i bashkohet ekipit vlonjat në Superligën shqiptare. Sot, kanë qenë mediat italiane të cilat kanë shkruar një artikull lidhur me këtë çështje.
"La Gazzetta dello Sport" ka shkruar një artikull të posaçëm, ku sqaron marrëdhënien që Memushaj ka me klubin e tij aktual dhe takimet që janë zhvilluar mes drejtuesve të klubit për të lënë të lirë lojtarin.
Në artikull specifikohet se, trajneri De Zerbi ka zhvilluar një takim "kokë më kokë" me presidentin e klubit, ku ka diskutuar për lëvizjet që do të ndodhin në merkaton e janarit, duke theksuar se Memushaj nuk është më pjesë e planeve të klubit italian.
Këto lëvizje i hapin rrugën Flamurtarit për të plotësuar dëshirën dhe sjellë në shtëpi Memushajn.