
Lajm i zi për basketbollin shqiptar. Mësohet se është ndarë nga jeta ish-sportisti i njohur Njazi Lleshi. I lartësuar me titujt "Mjeshtër i Madh", "Mjeshtër i merituar i sportit", "Fisnikëria Tiranase", ish-lojtari i ekipit kombëtar mbylli sytë përgjithmonë duke lënë një hendek të madh në komunitetin e sportit të koshit.
Ai ka luajtur me dy ekipet e kryeqytetit, Tiranën dhe Partizanin, ku ka arritur të fitojë dhe tituj kampion. Gjithashtu ka drejtuar skuadrën e kuqe për meshkuj dhe femra, ka qenë seleksionues në zbulimin e talentëve. Stafi i redaksisë Neësport.al i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve për humbjen e njeriut të tyre.
Poll