Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajm i mrekullueshëm për PARTIZANIN, FIFA fut Erald ÇINARIN në derbi

Shkruar nga NEWSPORT
Lajm i mrekullueshëm për PARTIZANIN, FIFA fut Erald ÇINARIN

Erald Çinari ka përfunduar dënimin 4-mujor të dhënë nga FIFA dhe kësisoj është i gatshëm për të qenë në derbi kundër Tiranës. Një lajm i tillë konfirmohet nga zyrtarë të klubit të kuq që bëjnë me dije se institucioni më i lartë i futbollit botëror ka sjellë një shkresë drejt kryeqytetasve ku tregon se si është përllogaritur dënimi i shkodranit. Klubi i Partizanit kishte kërkuar një interpretim shtesë për Çinarin për përllogaritjen e dënimit.

Duke qenë se pas vendimit të FIFA-s për të pezulluar mëngjërashin u bojkotua kampionati, nuk dihej nëse kjo periudhë do të konsiderohej apo jo. Por, sot ka ardhur lajmi i mirë për Partizanin ku u është bërë me dije se 24-vjeçari mund të zbresë zyrtarisht në fushë. Në këtë mënyrë edhe trajneri Ilir Daja ka arsye për t'u relaksuar më tepër, pasi tanimë ka në dispozicion një futbollist si Çinari, vlerat e të cilit dihen. Të enjten luhet derbi me Tiranën, kundërshtar që sulmuesi i kuq e njeh mirë duke qenë se ka arritur të shënojë në ndeshjet e shkuara.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga