Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Lajm i mirë për zikaltërit/ Inter-Simeone, takim dhe ofertë zyrtare pas ndeshjes me Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
Lajm i mirë për zikaltërit/ Inter-Simeone, takim dhe ofertë

Interi pritet të bëjë ofertën e tij zyrtare ndaj Diego Simeones, ndërkohë që sikurse raporton Goal.com, është lënë edhe një takim mes palëve për të diskutuat nga afër.

Ky takim do të mbahet pas takimit të dytë Realin e Madridit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve dhe nga zikaltrit kanë gati jë ofertë 3 vjeçare me një pagë neto prej 6 milonë eurosh në sezon.

Argjentinasi, i cili ka qenë pjesë e Interit në periudhën 1997-1999 si lojtar, e ka shprehur edhe më parë dëshirën për të drejtuar ish-skuadrën e tij, por siç dihet ka një kontratë deri verën e ardhshme me Atletikon e Madridit.

Fitimi i Ligës së Kampioneve me ekipin spanjoll do bënte që Simeone ta mbyllte me Atletikon në momentin më të mirë, për të përmbyllur kështu një cikël suksesesh, edhe pse Simeone do dëshironte të ishte në krye të ekipit në momentin që do nisin të luajnë në stadiumin e ri.

Gjithsesi Interi e tundon atë, pasi aty e pret mik i tij Havier Zaneti, ndërsa kinezët janë gati të shpenzojë miliona në merkato, me Manolas që pritet të jetë transferimi i parë i skuadrës italiane.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga