Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajm i mirë për Gjokën para Teutës, shans i "artë" për Vllazninë

Shkruar nga NEWSPORT
Lajm i mirë për Gjokën para Teutës, shans i

Pas ecurisë jo fort të mirë javët e fundit të kampionatit, ka ardhur një lajm i mirë për trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka. Tekniku do të ketë ekipin e plotë ditën e hënë ndaj Teutës. Nëse deri dje ishin dy-tre lojtarë në dyshim, sot konfirmohet se gjithçka është në rregull.

Në këto kushte, Gjoka do të ketë mundësinë të zgjedhë më të mirët për përballjen me durrsakët. Kapiteni Lika dhe mesfushori Bardulla do të mund të ndihmojnë skuadrën në javën e 20-të të kampionatit duke i dhënë një "dorë" dhe Ernest Gjokës i cili javët e fundit ka qenë ndër më të kritikuarit në kampin shkodran për shkak të rezultateve negative.

Dita e hënë do jetë vendimtare për shkodranët të cilët do tentojnë të marrin një rezultat pozitiv ndaj durrsakëve pas fitores ndaj Lushnjes pak ditë më parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga