Inter dhe Milan do të sfidohen ditën e martë në kuadër të gjysmëfinales së kthimit në Champions League. Pak ditë përpara këtij dueli te Milan marrin lajme të mira. Rafael Leao i cili mungoi në sfidën e parë, ditën e sotme mori pjesë në stërvitje në Milanello.
Sipas raportimeve nga Gianluca Di Marzio Leao është drejt rikuperimit dhe shpresat janë që portugezi të jetë i gatshëm për duelin me Interin në Champions. Ky është nja lajm i keq për Interin, pasi kundërshtarëve mund t'iu kthehet një lojtar vendimtar si Leao.
Për Stafano Piolin rikthimi i Leaos do të ishte një “armë” plus të martën, pasi kuqezinjtë do të synojnë të përmbysin rezultatin 2-0 të sfidës së parë për të prekur finalen e Stambollit.