
Senad Lekaj është futbollisti më i ri i Besëlidhjes së Lezhës. Futbollisti ka firmosur sot një kontratë që do ta lidhë atë me ekipin e drejtuar nga Stavri Nica në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.
Lekaj u përfol shumë ditët e fundit në media teksa pritej të firmoste te Vllaznia, por palët nuk lidhën marrëveshje dhe Lekaj shpërtheu në akuza ngaj drejtuesve shkodranë duke thënë se i kishin kërkuar para për ta marrë në ekip.
Pas kësaj deklarate të Lekajt, reaguan menjëherë drejtuesit shkodranë dhe trajneri Cungu duke hedhur poshtë akuzat dhe duke i kërkuar Lekajt që të përmendë emrat e personave që sipas tij i kanë kërkuar para.
Poll