
Laçi shkarkoi Armando Cungun pas humbjes që bardhezinjtë pësuan nga Kukësi. Kurbinasit i udhëhoqi në ndeshjen e fundit trajneri i ekipit U21, Stavri Nica. Në përfundim të ndeshjes me Apoloninë, fituar 6-1, Nica theksoi se ai nuk do të jetë trajner përfundmitar, teksa Laçi është në kërkim të një tekniku.
Në skenë ka dalë edhe emri I vlonjatit Gentian Mezani, me trajnerin që para pak ditësh dha dorëheqjen nga stoli i Gjilanit në Superligën e Kosovës. Mezani e ka drejtuar Laçin edhe në sezonin 2017-18, duke arritur 16 fitore, 9 barazime dhe 10 humbje në 35 duele.
Poll