
Sot dy ekipet shqiptare Laçi dhe Vllaznia do të zhvillojnë ndeshjet e tyre në Conference League, që janë të vlefshme për turin e dytë eleminator. Laçi do luaj në Moldavi kundër Petrocub në orën 19:00, ndërkohë që Vllaznia do pres miqt nga Rumania të Craiova-s në orën 21:00.
Të dy trajnerët si Duro dhe Josa kanë pasur kohën e mjaftueshme për të ideuar 11-tëshet më të mira të tyre, që do zbresin në fushën e blertë ditën e sotme. Siç deklaruan për mediat, të dy trajnerët janë në kërkim të kualifikimit dhe do jenë kërkues.
Formacionet e mundshme:
Laçi: Dajsinani, Cucin, Veloski, Malota, Turkaj, Spahiu, Ujka, Ziko, Adeleke, Mazrekaj, Guindo
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Heriç, Kruja, Aralica, Çoba