Ndeshja mes Labërisë dhe Luftëtarit edhe pse ka përfunduan 3-0 në favor të vendasve vazhdon ende të diskutohet. Këtë herë jo për akuzat nga skuadra gjirokastrite për gjykimin e sfidës, por për një tjetër situatë të ndodhur te skuadra e Labërisë.
Trajneri i skuadrës vendase, Dritan Resuli në fund të takimit është goditur me grusht. Sipas shtypit të shkruar raportohet se shkak është bërë mosaktivizimi i Memo Dhrami. Timoneri 46-vjeçar ndodhej në tribunë pasi është i dënuar me 8 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës. Në stol qëndroi Taulant Kuqi, me këtë të fundit që vetëm 2 minuta pa përfunduar takimi ka urdhëruar sulmuesin të bëhet gati. 18-vjeçari ka refuzuar të futet në lojë dhe është larguar.
Në përfundim të sfidës do të shfaqej babi i lojtarit Avni Aliaj, i cili mban edhe mbiemrin Dhrami. Ky i fundit godet me grush trajnerin Resuli. Menjëherë ndërhyn policia, e cila e shoqëron babin e futbollisti në komisariat.
Ndërkaq pas gjithë kësaj situate Labëria ka marrë vendimin për lojtarin Memo Dhramo, me drejtusit që kanë vendosur ta përjashtojnë lojtarin nga skuadra, pasi sipas tyre një situatë e tillë është e papranueshme.