Albano Aleksi u transferua në këtë sezon të ri futbollistik te Egnatia. Mesfushori i njohur ishte ndër më të mirët në edicionin e shkuar te Tirana, ndërsa vendosi që këtë vit të kontribuonte për rrogozhinasit. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Aleksi duket se është përshtatur mirë të Egnatia.
“Vazhdojmë së bashku”, shkruan ai duke treguar klimën pozitive që mbizotëron në klubin rrogozhinas.
Këtë javë, Egnatia do të përballet me Laçin, skuadër që po bën mjaft mirë me në krye trajnerin Skerdi Bejzade. Megjithatë Aleksi duket i “karikuar” dhe gati për të dhënë maksimumin ndaj kurbinasve.
[caption id="attachment_706958" align="alignnone" width="1290"] Postimi i Aleksit[/caption]
Poll