Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

La Liga/ Myrto Uzuni dhe Granada nuk i’a dalin kundër “superfuqisë” së Simeones

Shkruar nga NEWSPORT
La Liga/ Myrto Uzuni dhe Granada nuk i’a dalin kundër

Ka përfunduar ndeshja midis Atletico Madrid dhe Granadas në stadiumin “Wanda Metropolitano”, e vlefshme për javën e parë të La Liga-s.

Ekipi ku aktivizohet Myrto Uzuni nuk i’a doli dot kundër ekipit të Simeones, duke pasur parasysh dhe diferencën në cilësi midis dy klubeve. Atletico fitoi me rezultatin 3-1.

Ishin pikërisht “Los Colchoneros” që kaluan në avantazh të parët në fundin e pjesës së parë me anë të Alvaro Moratas, duke i çuar ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0.

Me nisjen e pjesës së dytë Granada rriti shume agresivitetin madje duke gjetur dhe golin e barazimit me anë të Samu në minutën e 62-të.

Por vetëm 5 minuta më pas ishte holandezi Depay që ‘fiku’ shpresat e lojtarëve të Granadas me anë të një super goli. Teksa për të vulosur rezultatin e ndeshjes mendoi Llorente në minutën e 98-të.

Një nisje me humbje për Uzunin dhe Granadan, por duke pasur parasysh kundërshtarin më të cilin po përballeshin nuk përbën ndonjë ‘panik’ tek ekipi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga